• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Sport

4 arsye përse trofeu shkon te Milani

në Sport
Reading Time: 2 mins read
4 arsye përse trofeu shkon te Milani
0
SHPËRNDARJE
3
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta për titullin kampion në Serie A po bëhet gjithnjë e më interesante. Interi dështoi sonte të merrte kreun, teksa aktualisht padroni i kampionatit italian është Milani, me 74 pikë, 2 pikë më shumë se kushërinjtë zikaltër.

Javë pas javë, ndeshje pas ndeshje, renditja dhe pikët po ndryshojnë dhe për të gjithë, situata  është bërë e paparashikueshme. Teksa jemi në fund të edicionit futbollistik, Gazzetta dello Sport tregon 4 arsye pse Milani ia del në fund:

1.LIDHJE SHPIRTËRORE – Sipas të përditshmes italiane, ky Milan i ngjan Italisë që verën e kaluar fitoi Europianin. Përqafimi mes Paolo Maldinit dhe trajnerit Pioli në përfundim të Lacio-Milan dukej si ai mes Xhanluka Vialit dhe Roberto Mançinit pas finales ndaj Anglisë.

“Axurrët” triumfuan me shpirtin e skuadrës dhe forcën e lojës dhe, në fakt, këto janë të njëjtat armë me të cilat kuqezinjtë synojnë të bëjnë më të mirën e një kundërshtari, në teori, më të fortë. Ka lidhje të fortë mes të gjithë përbërësve të këtij Milani: ekipit, trajnerit, menaxherëve. Loja e kolauduar në këto tri vite me Piolin bën të mundur kompensimin e çdo mungese dhe pasuron individët me cilësinë kolektive.

2.ENTUZIAZËM – Interi është më me përvojë se “Djalli”, por entuziazmi i kuqezinjve të rinj nuk është domosdoshmërisht një limit. Përkundrazi. Uria e elementëve si Sandro Tonali mund të jetë vendimtare në një luftë pikë për pikë si ajo mes dy milanezeve.

Nëse Milani ka qenë shpesh në vendin e parë në renditje këtë sezon dhe ka dominuar ndeshjet ballë për ballë më shumë se disa herë, kjo është për shkak se të rinjtë kanë personalitet. Ata dinë të përballojnë përgjegjësitë, ndaj mund të mos dridhen as në sprintin e kampionatit.

3.TË RINGJALLURIT – Ekipi i Piolit, në këtë sprint të fundit të sezonit, rigjeti dy liderë në sulm: Zlatan Ibrahimoviç dhe Ante Rebiç. Vitin e kaluar ata ishin vendimtarë për renditjen, me 15 dhe 11 gola në Serinë A. Këtë vit janë në kuotat 8 dhe 2. Në apel mungojnë 16 gola.

Duke i gjetur në këtë moment (bënë menjëherë diferencën në Lacio-Milan në aksionin që çoi në golin e fitores) është një ndihmë e madhe për Piolin. Për Ibrën, fitimi i titullit do të kishte shijen e suksesit më të bukur të karrierës. Ndoshta, edhe për t’u larguar si fitues.

4.PËRBALLJET DIREKTE – Privilegji i fundit i Milanit ndaj Interit ka të bëjë me përplasjet direkte. Një barazim, 1-1, dhe një fitore e kuqezinjve, 2-1, në dy derbet e luajtura në kampionat gjatë sezonit i lejon “Djallit” të qepë flamurin në gjoks në rast të një përfundimi të barabartë në krye të renditjes.

ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Këto nëntë grupe njerëzish nuk duhet të pinë kafe

Lajmi tjeter

Amerika i përgjigjet kërcënimit bërthamor të Kim Jong-un

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

Shumë luks e dashuri! Myrto Uzuni shijon pushimet në shoqërinë e të dashurës (Foto)
Sport

Shumë luks e dashuri! Myrto Uzuni shijon pushimet në shoqërinë e të dashurës (Foto)

4 Korrik, 2022
Pse PSG po vonon për shkarkimin e trajnerit Pochetino?
Sport

Pse PSG po vonon për shkarkimin e trajnerit Pochetino?

29 Qershor, 2022
Edhe CR7-a pa… benzinë?!
Sport

Ronaldon e duan të gjithë, por e ardhmja mbetet mister

27 Qershor, 2022
Lorik Canës i del emri në krye të klubit kuqezi, stolin do ia besojë trajnerit shkodran
Sport

Lorik Canës i del emri në krye të klubit kuqezi, stolin do ia besojë trajnerit shkodran

27 Qershor, 2022
Futbollistët më të shtrenjtë, Serie A zhduket nga harta, listën e kryeson Mbappe (Foto)
Sport

Futbollistët më të shtrenjtë, Serie A zhduket nga harta, listën e kryeson Mbappe (Foto)

21 Qershor, 2022

Premium Content

Serbët e pranojnë: Vështirë të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë

Serbët e pranojnë: Vështirë të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë

18 Janar, 2022
​KS i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

Alarm pas luftës në Ukrainë, Franca përmend Kosovën dhe Bosnjen në Këshillin e Sigurimit

12 Maj, 2022
Biden heq kufizimet për personat që duan të udhëtojnë në SHBA

Biden: Rusia mund ta pushtojë në shkurt Ukrainën

28 Janar, 2022

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara