Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID- 19 është 67.
Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.