Rusia ka vendosur të pezullojë shitjen e valutave të huaja në vend deri më datë 9 shtator.
Lajmi u dha nga Banka Qendrore Ruse, e goditur më rëndë nga sanksionet e Perëndimit, për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.
Kështu, sipas këtij vendimi, bankat nuk mund t’i sheshin valuta të huaja qytetarëve nga data 9 mars deri më 9 shtator. Por gjatë kësaj kohe, rusët e kanë mundësinë që valutat e tyre të huaja t’i kthejnë në rubla.