Administrata Biden ka paralajmëruar se Rusia mund të kërkojë të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova akuzoi Ukrainën për drejtimin e laboratorëve të armëve kimike dhe biologjike të mbështetura nga SHBA në territorin e saj.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki e quajti pretendimin e Rusisë absurd dhe tha se mund të jetë pjesë e një përpjekjeje të Moskës për të hedhur bazat për përdorimin e armëve të tilla të shkatërrimit në masë kundër Ukrainës.a2cnn.