Gjatë kësaj jave sinoptikët parashikojnë përmirësim të motit dhe nhritje të temperaturave.
Ditëve të para të javës fusha të fuqishme anticiklonike kalojnë mbi rajon, që edhe favorizojnë mot kryesisht me kthjelime e diell, e rrymat e ngrohta ajrore fillojnë të depërtojnë që rrisin temperaturat më përreth vlerave mesatare.
Të mërkurën më pas do të ketë shtim të vransira, e deri në mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu.
Nga dita e enjte do të ketë edhe vransira, por edhe intervale me diell, e temperaturat pësojnë sërish rënie.
Mot më stabil paraqitet në ditët e para të javës, që mbanë ndotësit më të përqëndruara pranë sipërfaqes, e në këto raste indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe shumë të dobëta. Të mërkurën mund të ketë qarkullim më të mirë, e ndotësit të shpërndahen, e cilësia e ajrit të jetë në vlera të pranueshme.
Temperaturat në rritje në të dy vlera ekstreme, me minimale nga -6C deri në 2C, e maksimalet deri të mërkurën rriten deri në 12C, e më pas zbresin deri në 6C ditën e premte.
Erërat fryjnë lehtë dhe mesatarisht nga jugperëndimi 2-10m/s, e prej ditës së enjte nga verilindja.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me një rritje të lartë në ditët e para të javës.