Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur pasi një ndërtesë banimi është goditur nga bombardimet në kryeqytetin Kiev, raporton televizioni shtetëror ukrainas.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës thotë se dy trupa u gjetën dhe tre persona u dërguan në spital në orën 07:40 me orën lokale të mëngjesit të sotëm.
Fotot e shpërndara nga Shërbimi tregojnë tym e flakë që del nga blloku nëntëkatësh, ndërsa zjarrfikësit përdorin shkallët për të shpëtuar banorët e tij.
Ndërkaq raundi i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojë sot në mëngjes në orën 10:30 me orën lokale, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.
Shpresat për përparim diplomatik janë ngritur pasi negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak kishte thënë më parë se negociatat e fundjavës ishin “konstruktive”, duke bërë që ky të jetë edhe vlerësimi më optimist deri më tani.
“Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive,” tha zoti Podolyak në një video në internet. “Unë mendoj se ne do të arrijmë disa rezultate fjalë për fjalë brenda disa ditësh.”
Bisedime të veçanta midis SHBA dhe Kinës do të mbahen gjithashtu të hënën, ndërsa shqetësimet rriten mbi mundësinë e dërgimit të ndihmës nga Pekini në Rusi.a2cnn.