Meteorologët parashikojnë ngritje të temperaturave dhe mot kryesisht me diell sot , ndërsa të mërkurën priten reshje të dobëta shiu.
Sipas parashikimeve meteorologjike, pjesa e dytë e javës do të karakterizohet me rënie të temperaturave .
Temperaturat në rritje në të dy vlera ekstreme, me minimale nga -6C deri në 2C, e maksimalet deri të mërkurën rriten deri në 12C, e më pas zbresin deri në 6C ditën e premte.
Erërat fryjnë lehtë dhe mesatarisht nga jugperëndimi 2-10m/s, e prej ditës së enjte nga verilindja.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me një rritje të lartë në ditët e para të javë
15.03 – Kryesisht me diell, herë herë edhe vransira kalimtare. Në mëngjes ngrica.
16.03 – Vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje të dobëta shiu.
17.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes riga lokale shiu.
18.03 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore nga viset malore.