Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të flasë sot me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
“Të dy liderët do të diskutojnë menaxhimin e konkurrencës mes dy vendeve, si dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë”. /Klankosova.tv/