Presidentin rus, Vladimir Putin, raportohet t’i ketë thënë Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se Ukraina “po përpiqet të bllokojë negociatat” me Rusinë, por Moska ishte ende e interesuar që t’i vijonte ato.
Një pjesë e bisedës telefonike mes tyre është zbardhur nga Kremlini.
“Në të u theksua se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme që të shtyjë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më shumë jorealiste”, tha Kremlini.
“Megjithatë, pala ruse është gati që të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet që tashmë janë të ditura”.