Autoritetet amerikane kanë vendosur të shtojnë më tej sanksionet ndaj Rusisë në lidhje me agresionin e pajustifikuar dhe paprovokuar që po zhvillon tashmë prej 28 ditësh në Ukrainë.
Mediat kanë mësuar se presidenti Joe Biden pritet të vendosë shumë shpejt kufizime ndaj 300 anëtarëve të Dumës, dhomës së ulët të parlamentit rus.
Këto sanksione do të shpallen të enjte gjatë vizitës së Biden në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO për Ukrainën dhe në takimin e liderëve të G7a2cnn.