Christian Eriksen festoi me gol rikthimin e tij në Parken Stadium të Copenaghen, 290 ditë pas dramës që pësoi ku një arrest kardiak për pak i mori jetën në “Euro2020”, në sfidën me Finlandën.
Në miqësoren kundër Serbisë, trajneri Kasper Hjulmand i dhurojë një fanellë titullari dhe shiritin e kapitenit. Danimarka fitoi me rezultatin e pastër 3-0, në minutën e 57-të, Eriksen me një goditje shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë dërgoi topin në rrjetë duke hipotekuar këtë sukses.
Në minutën e 80-të, Eriksen u zëvendësua ndërsa tifozët e shoqëruar me ovacione dhe brohoritje drithëruese.