Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki akuzoi Gjermaninë se është ajo bllokuesja kryesore e sanksioneve të reja të Bashkimit Europian ndaj Rusisë.
Gjatë një konference për shtyp ku u pyet për fitoren e katërt të kryeministrit hungarez, Orban, kreu i qeverisë polake u shpreh se Hungaria është pro sanksioneve, ndërsa Gjermania po i pengon ato.
Gjermania edhe më herët deklaroi se nuk mund të ndërpriste totalisht importin e naftës dhe të gazit nga Rusia, duke qenë se vendi kishte një varësi të konsiderueshme nga këto produkte, që në të kundërt do të sillnin një krizë furnizimi dhe çmimesh.a2cnn.