Edhe sot sikur edhe ditëve në vijim, meteorologët parashikojnë mot me intervale me diell e vranësira.
Sipas meteorologëve sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell ditën. Në mbrëmje parashihen kthjellime.
Temperaturat mjaft të ndryshueshme. Minimalet të hënën zbresin edhe deri në 0C, e të enjten rriten edhe në 6C e 7C. Maksimalet në rritje nga 10C deri 18C ditën e mërkurë, të enjten me një rënie në 12C, për të shënuar rritje deri në 20C ditën e premte.
Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, ditëve të para mesatare 3-7m/s, e nga dita e enjte edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 13 e 14m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies deri ditën e enjte.
6.04 – Në mëngjes mundësi për mjegull në mëngjes. Ditën ngrohtë, kryesisht me diell, e në mbrëmje vranësirat shtohen.
7.04 – Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe me bubullima.
8.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.