Olivier Giroud foli për “Sky” pas ndeshjes Milan-Bologna e cila përfundoi me barazimin 0-0.
“Mendoj se i dinim karakteristika e kësaj skuadre, e nisëm mirë ndeshjen, por humbëm pak cilësinë dhe intensitetin në gjysmën e fundit.
Sigurisht që mund të kishim bërë më mirë, ne dominuam por nuk shënuam. Pa shënuar është vështirë të fitosh. Nuk bëmë zgjedhjet e duhura, nuk ishim të kthjellët para portës dhe prisnim një ndeshje të komplikuar dhe të vështirë, por luajtëm mirë.
Nuk jemi të lumtur dhe e dimë që tani fatin e kemi në dorë, duhet të vazhdojmë të fitojmë sepse rivalët i kemi ngjitur”, u shpreh sulmuesi francez.