Një aksident i rëndë është shënuar këtë mëngjes në Hungari, ku raportohet se disa persona kanë humbur jetën.
Sipas mediave të huaja, një kamion ka kaluar mbi shinat e trenit duke injoruar semaforin duke u përplasur me pas me trenin, në të cilin po udhëtonin 22 pasagjerë. Aksidenti ndodhi pranë Mindszent, 140 kilometra në juglindje të Budapestit pak para orës 07:00 të mëngjesit.
Operacioni i shpëtimit është ende në vijim dhe nuk mund të përcaktohet ende numri i viktimave. Ndërkohë që sipas faqes lokale të lajmeve “delmagyar.hu”, thuhet se dyshohet për 7 jetë të humbura.
Në vendngjarje janë nisur disa autoambulanca dhe një helikopter.b.w.