Në pikën e përbashkët kufitarë Morinë është kthyer normaliteti, ndonëse struktura e policisë kufitare u shkri pas arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. E gjithë struktura policore e kësaj pike është zëvendësuar e po vijon punën normalisht. E njëjta situatë është edhe me policinë kufitare të Kosovës.
Procesi i punës, si dhe i hyrjes ose daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme ose vonesa të pajustifikuara në kufi.
Struktura e policisë kufitare në Morinë u shkri thuajse e gjitha përfshirë edhe nivelet drejtuese të saj dhe tashmë ndodhen në procedim hetimor. Ditën e premte u shoqërua trupa policore e shërbimit si dhe ato të ndërresës për shkak të një hetimi dy vjeçar dhe shkeljet e vërejtura nga përgjimet e SHÇBA dhe SPAK, bashkë me IPK-në e Kosovës.
Në Gjykatën e Posaçme dje është zhvilluar seanca gjyqësore për 34 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 32 prej tyre janë efektivë e punonjës të kufirit në Kukës, dhe dy të tjerë qytetarë. Në përgjimet e SPAK që ABC disponon, tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për ti dhënë para. Ndërsa një vajzë nuk është regjistruar në sistemin TIMS dhe është lejuar të hyjë nga Kosova në Shqipëri kundrejt parave.
Për 16 prej tyre u caktua në mungesë arrest në burg, arrest në shtëpi për 12 të tjerë, për 4 efektivë pezullim nga detyra, si dhe masa arrest shtëpie për dy qytetarë.
Në përgjimet e SPAK-ut, që ABC disponon, tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për t’u dhënë para. Pagesat e që merrnin ishin kryesisht nga 10 euro, por varionte edhe më shumë.abcnews