Makina në të cilën po udhëtonin truprojat e kryeministrit të Australisë, Scott Morrison, është aksidentuar rëndë.
Sipas mediave britanike, makina është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u rrokullisur, ndërsa në të udhëtonin katër persona. Ata janë nxjerrë me vështirësi dhe janë nisur më pas drejt spitalit, në gjendje të rëndë.
Automjeti i truprojave ishte duke ecur pas makinës së kryeministrit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e shkatërruar në një rrugë fshati pranë qytetit Elizabeth.
Pas aksidentit Morrison, edhe pse në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë dalje publike deri në një njoftim të dytë.