Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, ka thënë se ky shtet është i gatshëm të rrisë furnizimet me energji elektrike për vendet perëndimore, pas boshllëqeve të shkaktuara nga sanksionet ndaj Rusisë.
Ai renditi tri zona ku Kolumbia do të ishte e gatshme ta rriste prodhimin, ndër të cilat janë nxjerrja tradicionale e naftës dhe gazit, burimet e rinovueshme si hidrogjeni i pastër dhe qymyri.
“Kolumbia sot mund të ketë menjëherë një rritje të qymyrit. Ne kemi disa nga burimet më të mëdha në botë dhe nuk i përdorim ato [për prodhimin e energjisë]”, tha Duque, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.I pyetur në lidhje me përdorimin e termit “gjenocid”, edhe nga presidenti amerikan Biden, për t’i përshkruar veprimet ruse në Ukrainë, Duque tha se është dakord me homologun e tij amerikan.
“Ajo që po ndodh në Ukrainë është një gjenocid dhe duhet të ndalet. Kjo është çmenduri”, ka thënë ai.