Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar deklaratën e fundit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut lidhur me fondin e sigurisë.
Maxharraj ka thënë se përveç saj edhe komandantët milionera po e bojkotojnë këtë fond.
“Jo vetëm Ganja por edhe komandantët milionera po e bojkotojnë Fondin për FSK-në duke mos e dhënë cent për ushtri. Kjo është fytyra e milionerëve tanë. Ganja sikur Vuçiqi e Vulini nuk po i gëzohen armatosjes së FSK-së, sepse komplet kjo parti është rreshtuar në krah të Serbisë. Por është e turpshme që një deputete të dal nëpër Evropë tu shkoj mërgimtarëve shpi për shpi që të mos japin pare për armatosjen e FES-ku ushtrisë tonë, sepse sipas Ganës po e trazojkan Vulinin e Vuçiqinin, dostat e Hashim Thaçit i cili sa ishte në pushtet kurrë nuk ua prishi terezin”, thotë Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’,
Ai thotë se pushtetarët aktualë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po veprojnë ndryshe, duke punuar për shtet dhe jo pushtet, si dikur ‘shefat e Ganes’.
“Kurse Albini e Vjosa ua kanë shti të dy këmbët në një oping të vjetër llastiku. Këtë e bën vetëm Vjosa e Albini pushtetarë të mirfilltë të pakorruptuar që punojnë për shtet e jo për pushtet siç bënë shefat e Ganës mjerane e të pafytyrë”, thekson ai.
Maxharraj thotë se nuk po kërkojnë të bojkotohet Fondi për FSK-në vetëm nga Ganja, por po e bojkotojnë edhe ata që duhet të japin më së shumti para për FSK-në siç janë komandantat milionera.
“Pse, Ramush Harajdinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Remi Mustafa, Sami Lushtaku, Isa Mustafa e shumë të tjerë milionera, bile edhe kompanitë e mëdha nuk po i qelin qeset për ta ndihmuar ushtrinë e shtetit për tu armatos sepse veç e kemi luftën te dera. Ky është turpi më i madh i milionerëve komandantë që e bojkotojnë t’i ndihmojnë ushtris tonë, kurse llamatisin nëpër media dhe portale lidhje e palidhje”, vlerëson Maxharraj.
Sipas tij, këtë që po e bën Ganja me partinë e saj si dhe liderët milionera duke mos e ndihmuar Fondin për FSK-në është paturpësia më e madhe e tyre dhe kjo tregon se këta janë veç patriot të rrejshëm.
“Por për në fund Ganes dua të ja hjekë një gajle se pushtetarët e sotit të pakorruptuar nuk e vjedhin Fondin e FSK-së siç vepruan komandantët e shumë të tjerë duke e vjedhur Fondin 3% dhe Fondin Vendlindja thrret..”, thotë ai.