Mbi vendin tone sot do të mbajë mot më i ngrohtë, por i ndryshueshëm.
Temperaturat në rritje. Minimalet rriten nga 1C të enjten në 5C e 8C ditëve të fundjavës. Maksimalet deri në 19C ditën e premte, e të dielen edhe në 23C.
Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë e mesatare 3-12m/s, e ditën e premte edhe e fuqishme me hove deri në 17m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.
Datat:
21.04 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë, kryesisht me vransira e intervale me diell, pasdite edhe me reshje lokale shiu.
22.04 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Ditën ngrohtë, me diell e vransira, por edhe do fryjë erë më e fuqishme. Vonë pasdite dhe në mbrëmje edhe reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima.
23.04 – Reshjet e shiut vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën ngrohtë, me më shumë diell e zhvillime të vransirave lokale.
24.04 – Më ngrohtë, me diell e vransira kalimtare.
25.04 – Vransira e diell. Më ngrohtë. Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.