Është rishfaqur në Moskë me një pamje krejtësisht të re, e dashura e presidentit Vladimir Putin, për të cilën thashethemet thonin se fshihej në një resort në Zvicër apo një bunker bërthamor në Siberi.
Medalistja olimpike, Alina Kabaeva ishte e pranishme në një event për gjimnastikën ritmike në stadiumin e Moskës, i cili mbahet përpara ceremonisë së bamirësisë “Alina Festival”, i parashikuar për ditën e shtunë.
Kabaeva flitet se është e dashura e liderit rus dhe nëna e 4 fëmijëve të tij, por që Putin nuk e ka pranuar asnjëherë zyrtarisht këtë gjë.
Sipas mediave ruse, fotot e Kabaevës në event nxitën spekulimet se ish-gjimnastja ka bërë së fundmi ndërhyrje estetike të cilat e kanë bërë atë të dukej edhe më e bukur.A2CNN