Dje rreth orës 17:00 në anën e Rugovës një grua ndodhej në gjendje kome në rrugë , pasi raportohet se derisa po ngiste biçikletën është goditur nga një automjet i cili thuhet se ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Por, gjatë asaj kohe në atë zonë kanë kaluar dy vëllezërit mjekë nga Peja Korab e Krenar Berisha dhe i kanë ofruar viktimës ndihmën e nevojshme mjekësore, të cilën edhe e kanë rikthyer në jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kirurgu plastik Korab Berisha në profilin e tij në Facebook.
“Sot gjatë kthimit nga Rugova në Pejë rrugës arrita të jap ndihmën e parë dhe bashkë me vëllaun Dr. Krenar Berisha të kthejmë në jetë një qytetare të aksidentuar e cila ishte pa shenja jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.