Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu u përball me protestues armenë gjatë një vizite në Uruguaj. Dhe kjo një ditë para një përvjetori që për armenët ka qenë një gjenocid tragjik, por që Turqia s’e njeh si të tillë. Është fjala për një zhvillim në fundin e Perandorisë Osmane, transmeton Kosova Post.
Çavushglu bëri një gjest që, për media të vendeve jomiqësore me Turqinë, ka qenë provokues. Thuhet se ai ka bërë shenjën e organizatën nacionaliste turke “Ujqërit Gri”.
Ai duket se po buzëqesh me ironi, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për lëvizjen që po bën ndaj njerëzve që ka përballë. Disa njerëz pranë makinës së tij – me shumë gjasa turq – e duartrokitën me krenari reagimin e tij, shkruhet kështu në një prej mediave greke.
Gjithashtu, kreu i diplomacisë turke reagoi ndaj deklaratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden lidhur me ngjarjet e vitit 1915, duke thënë se “Përdorimi i fjalës ‘gjenocid‘ për ngjarjet e vitit 1915 me motive politike nga të njëjtët persona pa një vendim gjyqësor kompetent, është shembulli më i dukshëm i hipokrizisë së tyre”.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavushoglu theksoi se disa liderë perëndimorë në ditët e fundit mbrojnë idenë se “gjenocidi” mund të përcaktohet vetëm me vendim të gjykatës.aa.
“E drejtë…!”, theksoi ai
Turkish FM Mevlüt Çavuşoğlu made the gesture of the racist “Gray Wolves” organization to demonstrators from the Armenian community in Uruguay who were marching the day before the 107th anniversary of the Armenian Genocide. pic.twitter.com/ZB5iNEcblc
— vicky🇦🇲🇦🇷 (@vickysheklian) April 23, 2022