Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka ndërmend të kthehet në Twitter edhe nëse llogaria e tij zhbllokohet pasi miliarderi Elon Musk bleu rrjetin social.
Trump tha për Fox News se do t’i bashkohej platformës së tij Truth javën e ardhshme, siç ishte planifikuar.
“Unë nuk do të kthehem në Twitter, do të qëndroj në Truth. Shpresoj që Elon ta blejë Twitter-in, sepse dëshiron ta përmirësojë atë dhe ai është një njeri i mirë, por unë mbetem në Truth”, shpjegoi Trump.
Platforma e mediave sociale e Grupit Trump Media & Technology, TRUTH Social, u lansua zyrtarisht muajin e kaluar dhe ka funksionuar për katër ditë si pjesë e një shërbimi krejt të ri cloud.
Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapshot pas trazirave në Kapitol më 6 janar 2021.
Twitter vlerësoi disa prej postimeve të tij në lidhje me protestat e dhunshme si ndezëse dhe paralajmëroi për “rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës”.
Më herët u njoftua zyrtarisht se themeluesi i Tesla dhe Spacex, Elon Musk arriti dakord për blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë.