Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder “duhet të largohet nga partia e socialdemokratëve, pasi mbrojtja e tij për Vladimir Putin kundër akuzës për krime lufte është thjesht absurde”. Kështu deklaroi bashkë kryetarja e SPD-së, Saskia Esken.
Ditët e fundit, politikani 78-vjeçar, kryesues i bordit mbikëqyrës të Nord Stream dhe grupit të naftës Rosneft, si dhe kandidat për në krye të Gazprom, i ka bërë të qartë Neë York Times se nuk ka asnjë qëllim të largohet nga postet e tij. Ai do të jepte dorëheqjen vetëm, nëse Moska vendos të heqë gazin për Gjermaninë ose Evropën.
Intervista e Schroeder
Duke folur për gazetën amerikane, ish-kancelari përsëriti gjithashtu se është i gatshëm të ndërmjetësojë sërish me mikun e tij Putin. ‘Presidenti rus do të donte t’i jepej fund konfliktit, por duhen sqaruar disa pika, tha ai, duke shtuar se hipoteza e krimeve të luftës duhet të hetohet. Shrëderi nuk beson se urdhri për masakrën e Buçës ka ardhur nga lart.
SPD: “Schroeder vepron si biznesmen dhe mbron Putinin” –
Pozicioni i ish-kancelarit është kritikuar ashpër në Gjermani dhe cilësuar si “absurd” nga Esken. “Schroeder ka vite që vepron si biznesmen dhe ne duhet të ndalojmë ta perceptojmë atë si një burrë shteti apo ish-kancelar”, tha bashkëkryetari i SPD në një intervistë për radio Deutschlandfunk.
“Ai i fiton paratë e tij duke punuar për kompanitë ruse dhe mbrojtja e tij për Vladimir Putin, kundër akuzave për krime lufte është thjesht absurde. Heqja dorë nga mandatet e tij në biznesin rus do të ishte e nevojshme për të shpëtuar reputacionin e tij si një ish-kancelar i suksesshëm. Fatkeqësisht, ai nuk e ka ndjekur këtë këshillë.”AFP/BalkanWeb