Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku merr pjesë në varrimin e ish-sekreratares, Madeleine Albright, siç bëjnë të ditur burime të klankosova.tv, pritet që të takojë kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Klankosova.tv merr vesh se gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kongresistin amerikan, Ritchie Torres.
Përveç tyre presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me senatorë e kongresistë të tjerë amerikanë.
Mësohet se takime thuajse të ngjashme pritet të ketë edhe kryeministri Albin Kurti.
Dyshja, Osmani dhe Kurti, janë ftuar nga familja Albright, në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares, e cila vdiq në moshën 84 vjeçare më 23 mars.