Vladimir Putin ka bërë një tjetër kërcënim rrëqethës drejtuar vendeve të Perëndimit duke u zotuar se është gati të përdorë armë bërthamore kundër çdo vendi që guxon të ndërhyjë në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Gjatë fjalimit drejtuar ligjvënësve në Shën Petersburg, kreu i Kremlinit tha se përgjigja ndaj kujtdo që kërcënon Rusinë do të jetë e shpejtë dhe vdekjeprurëse.
“Nëse dikush nga jashtë synon të ndërhyjë në atë që po ndodh, duhej të dijë mirë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë”, tha Putin.
“Ne kemi të gjitha armët që na nevojiten për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me këto armë dhe ne nuk do të mburremi me to. Por ne do t’i përdorim’.
Megjithëse Putini nuk i përmendi drejtpërdrejt llojin e armëve që mund të përdorë, sipas Daily Mail, ai me siguri po i referohej raketës së re bërthamore Sarmat 2 të Rusisë, e cila u testua për herë të parë vetëm disa ditë më parë dhe që ai mburrej se nuk ngjan me asnjë armë tjetër në botë. A2CNN.