Bashkimi Europian synon të miratojë paketën e gjatë të sanksioneve kundër Rusisë.. Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borell është shprehur se shpreson që paketa e re të përfshijë vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse.
Aktualisht Borell ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Panama. Paketa pritet të prezantohet brenda kësaj jave, ndërsa brenda muajit sipas Borell mund të miratohet.
“Unë jam i bindur se , të paktën përsa i përket importeve të naftës, do të arrihet një marrëveshje nga këshilli i ardhshëm,” shtoi ai.