Liverpooli është finalistja e parë e Champions League. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi aktin e parë të gjysmëfinales 2-0, ndërsa sonte në Esadio di Ceramika, ndaj Villareal, takimi përfundoi 2-3.
Asgjë nuk e thjeshtë për Mane me shokë, që duket sikur e kishin marrë të lehtë këtë sfidë. Nuk rezultoi ashtu siç menduan, pasi kundërshtarët e tyre rihapën llogaritë e kualifikimit pas 45 minutash, por pjesa e dytë më pas ishte totalisht për t’u harruar për ta.
Villareal e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin ndaj Liverpool. Vendasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 3-të. IshLiverpooli është finalistja e parë e Champions League. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi aktin e parë të gjysmëfinales 2-0, ndërsa sonte në Esadio di Ceramika, ndaj Villareal, takimi përfundoi 2-3.te Dia që mposhti Alisson, duke çuar stadiumin në festë.
Në minutën e 6-të, të kuqtë provojnë të reagojnë. Robertson dërgon një top në zonë, por spastrohet gjithçka.
Në minutën e 16-të, Moreno ka shansin për të dyfishuar shifrat, por gjuajtja e tij me kokë nuk përfundon në rrjetë.
Anglezët krijojnë një aksion tejet të rrezikshëm (26’), por arbitri Makkelie ndal lojën për shkak të një faulli të Salah ndaj portierit Ruli, që kishte lënë portën.
Ekipi i Emery tregon se nuk ka ardhur këtu rastësisht, pasi shënon me Coquelin të dytin, në të 41-tën.
Skuadra musafire ngushtoi shifrat në të 60-tën, pas një goditje të fortë të Fabinho.
Shpresat për kualifikimin historik të Villareal i shuan Diaz, në të 67-tën. Sulmuesi tregohet i saktë me kokë.
Përmbysja fantastike do vinte në të 75-tën, me Mane. Senegalezi dhuroi show, duke dribluar të gjithë, madje edhe portierin rival.
Te Liverpool nuk u mbetet asgjë tjetër vetëm të presim të mësojnë nesër se kush do jetë finalisti tjetër, Real Madrid apo Manchester City.b.w.