Brukseli ka propozuar që të vendosen sanksione ndaj kreut të Kishës Ortodokse Rusë, Patriarkun Kirill.
Këtë të mërkurë në Parlamentin Europian u shpall paketa e gjashtë e sanksioneve kundër agresorit rus si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndërkohë sanksionimi i Patriarkut Kirill ishte pjesë e propozimeve të paketës së gjashtë.
Ndërkohë bëhet me dije se lista e re e cila ende nuk është miratuar nga vendet anëtare përfshin 58 personalitet që do të sanksionohen, duke përfshirë ushtarë rusë, por edhe bashkëshorten dhe fëmijët e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.bw.