Ambasadori i Ukrainës në Berlin, Andriy Melnyk, ka reaguar ndaj deklaratës së kancelarit gjerman Olaf Scholz se nuk do të vizitojë Ukrainën, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Melnyk deklaroi “Të luash rolin e viktimës së fyer nuk qëndron si burrëri shtetërore”.
“Pas pushtimit nazist po përjetohet lufta më shkatërruese. Aty nuk është strehë fëmijësh”, tha Melnyk duke shtuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të jetë sërish i lumtur që të presë kancelarin Scholz në një takim në Kiev.
Në një deklaratë për kanalin ZDF, Olaf Scholz tha se refuzimi i kërkesës së presidentit Frank Walter Steinmeier për të vizituar Ukrainën është një “pengesë” për vizitën e tij.
“Për një vend që ofron kaq shumë ndihmë ushtarake dhe ndihmë financiare dhe një vend për të cilin ka nevojë kur bëhet fjalë për një situatë lidhur me garancitë e sigurisë që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Ukrainës, nuk mund të thuhet ‘por presidenti nuk mund të vijë‘”, deklaroi Scholz duke theksuar se për këtë arsye nuk do të vizitojë Kievin. AA