Nga Thomas L. Friedman, The New York Times
I rritur në Minesota, unë isha një fans i madh i N.H.L.(Liga Kombëtare e Hokejve) dhe një fans i skuadrës së asaj kohe, North Stars, dhe sportisti im i preferuar Al Shaver, më dha mësimin më të madh të politikës dhe strategjisë ushtarake.
Ai i mbyllte shfaqjet e tij me një shprehje: “Kur humbet, fol pak. Kur fiton, fol edhe më pak. Natën e mirë dhe ushtrohuni sa më shumë.”
Presidenti Biden dhe ekipi i tij do të bënin mirë të vinin në zbatim fjalët e Shaver.
Javën e kaluar, në Poloni, duke qëndruar pranë kufirit me Ukrainën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin tërhoqi vëmendjen time dhe sigurisht të Vladimir Putinit kur deklaroi se qëllimi i Amerikës në Ukrainë nuk është vetëm të ndihmojë Ukrainën të rivendosë sovranitetin e saj, por gjithashtu është edhe dobësimi i Rusisë, raporton abcnews.al.
“Ne duhet të dobësojmë Rusinë deri në atë pikë sa nuk do të ketë më fuqinë për të vazhduar pushtimin e Ukrainës”, tha ai.
Më thoni se kjo deklaratë ishte rezultat i takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të udhëhequr nga presidenti, dhe se ata vendosën, pasi peshuan me kujdes të gjitha pasojat e rendit të dytë dhe të tretë, se është në interesin tonë dhe në fuqinë tonë që të degradojmë aq shumë ushtrinë ruse, saqë ajo nuk do të jetë në gjendje të fuqizohet së shpejti ose kurrë.
Mos kini dyshime: Unë shpresoj që kjo luftë do të përfundojë me degradimin e ushtrisë ruse dhe largimin e Putinit nga pushteti. Por unë nuk do ta bëja kurrë këtë deklaratë nëse do të isha në krye të vendit.
Për shembull, pak kohë pas deklaratës së Austin, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha, sipas CNN, se komentet e sekretarit pasqyronin qëllimet e SHBA-së. Të detyrosh Rusinë të tërhiqet nga Ukraina nuk është njësoj si të deklarosh se ne duam ta shohim atë të dobësuar.
Si mund ta arrijmë këtë gjë?
Në mars, në një fjalim në Poloni, Biden tha se Putin, “një diktator, i vendosur për të rindërtuar një perandori, nuk do ta fshijë kurrë dashurinë e një populli për lirinë”, dhe më pas presidenti shtoi: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet.”
Në vazhdën e asaj deklarate, Shtëpia e Bardhë pretendoi se Biden “nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi, apo ndryshimin e regjimit”, por përkundrazi po thoshte se Putini “nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtetin e tij mbi fqinjët ose rajonin”.
Synimi ynë është i thjeshtë dhe duhet të mbetet i tillë: t’i ndihmojmë ukrainasit të luftojnë për aq kohë sa kanë vullnetin dhe t’i ndihmojmë ata të negociojnë kur të ndiejnë se është koha e duhur, në mënyrë që ata të mund të rivendosin sovranitetin e tyre dhe ne mund të riafirmojmë parimin se asnjë vend nuk mund të pushtojë vendin fqinj.
Si?
Si fillim, unë nuk dua që Amerika të jetë përgjegjëse për atë që ndodh në Rusi nëse Putini do të humbasë pushtetin.
Sepse ka shumë të ngjarë që të ndodhë një nga këto parashikime:
(1) Pasardhësi i Putinit do të jetë shumë më i keq se Putini.
(2) Kaosi do të shpërthejë në Rusi, një vend me rreth 6000 koka bërthamore. Siç ndodhi në Pranverën Arabe, e kundërta e autokracisë nuk është gjithmonë demokracia – shpesh nënkupton kaos.
(3) Pasardhësi i Putinit është një lider i mirë. Një lider më i mirë në Rusi do ta bënte të gjithë botën më të mirë. Unë po lutem për këtë. Por që ai person të ketë legjitimitet në një Rusi pas Putinit, është jetike që SHBA të mos ndërhyjë. Ky duhet të jetë një proçes rus.
Nëse zgjedhim opsionin e parë ose të dytë nuk do të dëshironit që populli rus apo bota ta bënte përgjegjese Amerikën për paqëndrueshmërinë e zgjatur në Rusi. E mbani mend frikën tonë nga armët bërthamore në Rusi pas rënies së komunizmit në vitet 1990?
Ne gjithashtu nuk duam që Putini të na ndajë nga aleatët tanë, pasi qëllimi nuk është vetëm çlirimi i Ukrainës, por edhe largimi i Putinit.
Pa përmendur emra, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha kohët e fundit se disa aleatë të NATO-s në fakt “dëshirojnë që lufta të vazhdojë. Ata duan që Rusia të bëhet dobësohet deri në pikën e fundit.
Shumë vende të botës kanë mbajtur një qëndrim neutral, sepse, sado që mund të simpatizojnë ukrainasit, atyre me të vërtetë nuk u pëlqen të shohin Amerikën ose NATO-n t’i bëjë presion Putinit.
Nëse kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe Ukraina do të jetë në gjendje të rimarrë të gjithë ose pjesën më të madhe të territorit të saj, është jetike që situata të perceptohet si Putin kundër botës, jo Putin kundër Amerikës.
Ukraina ka një histori të gjatë të korrupsionit politik dhe oligarkësh banditë, por ajo po bënte përparim drejt reformave demokratike përpara pushtimit rus. Nuk u bë një vend si Danimarka në tre muajt e fundit, megjithëse shumë të rinj po përpiqen vërtet dhe unë dua t’i mbështes.
Por rikujtojmë një moment nga viti 1983 . Izraelitët ranë në dashuri me falangistët e krishterë në Liban, me të cilët u bashkuan për të përzënë P.L.O të Yasir Arafat. Së bashku ata do të rindërtonin Levantin dhe diçka e tillë solli një situata të padëshirueshme.
Udhëheqësi falangist u vra; dhe një milici shiite pro-iraniane u shfaq në Libanin jugor për t’i rezistuar izraelitëve. Ai u quajt “Hezbollah” dhe tani po dominon politikën libaneze.
Ekipi i Biden deri më tani ka marrë vendimet e duhura dhe duhet të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë.
“Lufta në Ukrainë i dha administratës një mundësi për të demonstruar pasuritë unike të SHBA-së në botë sot: aftësinë e saj për të krijuar dhe mbajtur një aleancë globale të vendeve për t’u përballur me një akt agresioni autoritar; dhe së dyti, aftësinë për të përdorur një super-armë ekonomike si përgjigje që vetëm dominimi i dollarit në ekonominë globale e bën të mundur,” tha Nader Mousavizadeh, themelues dhe C.E.O. e Macro Advisory Partners, një firmë konsulence gjeostrategjike.
Nëse SHBA do të vazhdojë t’i përmbahet këtyre dy qëllimeve, kjo do të përmirësojë qëndrimin afatgjatë të SHBA-së në botë dhe do të dërgojë një mesazh të fortë si Rusinë ashtu edhe për Kinën.
Në politikën e jashtme, suksesi sjell autoritet dhe besueshmëri, dhe besueshmëria dhe autoriteti sjellin më shumë sukses.
Thjesht rivendosja e sovranitetit të Ukrainës dhe frustrimi i ushtrisë së Putinit atje, do të ishte një arritje e madhe. Al Shaver e dinte se për çfarë po fliste: Kur humbisni, flisni pak. Kur fitoni, flisni edhe më pak. Të gjithë mund ta shohin rezultatin.
Një mesazh për administratën e Biden për luftën në Ukrainë është: Flisni më pak./abcnews.al