Analisti politik Jusuf Thaçi ka thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz e përmendi njohjen e Kosovës nga Serbia, qëndrim ky që nuk ka ndodhur më parë.
Thaçi tha se ky qëndrim i Gjermanisë është më i rëndësishmi që ka ndodhur në takimet që pati sot Scholz me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Këto janë mënyrat më të mira për të qetësuar gojën pas një ushqimi djegës
“Kam qenë kureshtar me pa se cka do të ndodh gjatë këtij takimi. Më e rëndësishmja që ndodhi sot ishte qëndrimi për herë të parë i Gjermanisë, që në raport të dialogut Kosovë-Serbi e përmendi njohjen, me sa e di unë nuk ka pasur qëndrim të tillë eksplicit.
Ky është zhvillimi më interesant i kësaj dite. Tashmë e kemi SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë që unë mendoj se duhet me qenë bartëse të procesit të dialogut që janë në sinkron sa i përket njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Thaçi.k.sot.