Një avion me rreth 300 pasagjerë në bord është detyruar në kthehet në Heathrow të Londrës pasi kishte fluturuar për 40 minuta kur u zbulua se ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.
Avioni, një Airbus A330, ishte nisur nga Heathrow dhe kishte si destinacion Nju Jorkun.
Teksa ishte mbi Irlandë, kapiteni u njoftua se ndihmës piloti nuk kishte kryer testin e tij të fundit të fluturimit para se të pajisej me lejen e fluturimit të kësaj kategorie.
Ai vendosi të kthehej menjëherë në Londër, nga ishte nisur. Pasagjerët pritën në aeroport derisa u zëvendësua piloti. Avioni mbërriti në SHBA 3 orë me vonesë nga orari i parashikuar.a2cnn.