Megjithëse ish-luftëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë, është Serbia ajo që ka kryer krime në Kosovë. Këto krime janë dokumentuar tashmë edhe përmes librave por edhe debateve që mbahen. Një debat i tillë u mbajt sot me politologun Bardhyl Mahmuti. Ai tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
Krimet serbe në Kosovë vazhdojnë të mbeten plagë e hapur. Këto krime të cilat ende nuk i kanë vënë para drejtësisë autorët e tyre, po vazhdojnë të dokumentohen edhe përmes librave por edhe diskutimeve.
Një diskutim i hapur me politologun Bardhyl Mahmuti u mbajt në Prishtinë. “Opinioni publik, është bombarduar vazhdimisht me një literaturë që e tjetërsonte interpretimin e luftës,ku Serbia nga një shtet që ka kryer gjenocidin, përmbys perspektiven dhe paraqitet si viktimë e ndërhyrjes ushtarake të NATOS. Në kopertinat që i shihni në këtë libër të mashtrimit të madh, janë një numër veprash që janë shkruar për të njollosur luftën tonë Çlirimtare, nga tituj me skandaloz. Mafia shqiptare si rrezik pë Evropën, ku si mafia, paraqitet lufta jonë Çlirimtare. Unë me ndihmën e një numri shokësh jam qasur dhe pas një pune intensive e kam nxjerrë këtë libër, ku në mënyrë shkencore argumentohet se në Kosovë ka ndodhë Gjenocidi. Çështjen e gjenocidit e përmendin, ndash politikanë, ndash gazetarë, intelektual të lëmive të ndryshme dhe fatkeqësisht, deri para do kohe, nje numër i madh i njerëzve e kanë përdor në mënyrë të gabueshme. Edhe në kodin penal të Kosovës përkufizimi i gjenocidit është i gabueshme, është një përkthim nga serbishtja në atë që shkruan edhe nuk ka të bëjë me përkufizimin e mirëfilltë të termit Gjenocid”, tha ai, raporton RTK.
Edhe Bujar Dugolli- Profesor Universitar, tha se krimet e gjenocidit nuk vjetrohen. “Wshtë obligim i joni që ato ti bëjmë me dije gjithkund, ku flitet shqip, po edhe ku nuk flitet shqip për faktin që kem obligim ndaj të rënëve, për tu interesuar, për këtë kauzë tonën ta shtrijmë përpara”, tha ai.
Kurse Arsim Sinani, drejtor i institutit për studime sociale dhe humanistike, tha se kanë vendosur këtë diskutim me këtë temë që ka të bëjë me ata që ka ndodhë në Kosovë, me gjenocidin. “Për shkak se Bardhyl Mahmuti ka ngrit me bashkëveprimtarë me shokë, një qendër të gjenocidit e cila në vitet në vijim, do ti trajtojë dhe do të merret me përgatitjen e asaj që do te flet ai”, tha ai.
Në këtë diskutim morën pjesë profesorë, studentë dhe të pranishëm të tjerë.