Pushtimi rus i Ukrainës mund të shkaktojë mungesa globale të ushqimit në muajt e ardhshëm, ka paralajmëruar OKB-ja.
Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, tha se lufta kishte përkeqësuar pasigurinë ushqimore në vendet më të varfra për shkak të rritjes së çmimeve dhe paralajmëroi se bota mund të përballet me kriza që zgjasin me vite nëse eksportet ukrainase nuk rikthehen në nivelet e paraluftës.
Konflikti ka ndërprerë furnizimet nga portet e Ukrainës, të cilat dikur eksportonin sasi të mëdha vaji luledielli si dhe drithëra si misri dhe gruri.
Kjo ka ulur ofertën globale dhe ka bërë që çmimi i alternativave të rritet. Çmimet globale të ushqimeve janë pothuajse 30% më të larta se e njëjta kohë e vitit të kaluar, sipas OKB-së.
Duke folur në New York të mërkurën, Guterres tha se konflikti “kërcënon të kalojë dhjetëra miliona njerëz në pasiguri ushqimore të ndjekur nga kequshqyerja e uria masive”.k.k.