Myrto Uzuni do të luajë në sezonin e ardhshëm në La Liga 2, pasi skuadra e tij, Granada, ka rënë sot nga kategoria pas një ndeshje dramatike ndaj Espanjolit.
Sot i duhej medoemos një fitore por nuk ia ka dalë, pasi barazimi 0-0 nuk i ka siguruar pikët e mjaftueshme për të mbijetuar, e kaluar nga Majorka dhe Kadiz.
Uzuni e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës ku skuadra e tij nuk po arrinte të gjente rrugën e rrjetës. Granadës iu dha mundësia që të gjente avantazhin me një penalti në minutën e 72-të, por Molina gaboi nga pika e bardhë dhe aty u duk sikur Granada u dorëzua pasi nuk kishte më forca të sulmonte.
Kështu, sfida u mbyll 0-0 dhe Granada mbeti në kuotën e 38 pikëve, e kaluar nga Kadiz e Majorka me 39, duke iu bashkuar kështu Levantes e Alavesh në La Liga 2.