“Bashkimi Europian është afër marrëveshjes për një embargo ndaj importeve të naftës ruse”, kështu është shprehur ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.
Gjithashtu theksoi se në ditët në vijim pritet që kjo marrëveshje të përparojë. Megjithatë theksoi se kjo masë nuk do ta dëmtonte menjëherë Rusinë.
Ndër të tjera ai bëri me dije se BE dhe SHBA po shqyrtojnë një tjetër propozim për të kufizuar çmimet globale të naftës, ‘një masë e pazakontë në kohë të pazakontë’, ka thënë më tej ai.
Rusia furnizon 40% të gazit natyror të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar, BE i paguan vendit afërsisht 400 miliardë euro në vit për këtë furnizim.
BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjata për t’u zhvendosur në burimet e energjisë së gjelbër për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus.BalkanWeb