Administrata e emëruar nga Rusia e rajonit Kherson të Ukrainës do t’i kërkojë Moskës të krijojë një bazë ushtarake në territorin e saj, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.
Rusia pushtoi me sukses rajonin jugor Kherson të Ukrainës në mes të marsit, i cili është në kufi me Krimenë, gadishullin që është në kontrollin e Moskës që nga viti 2014, shkruna The Guardian.
Që atëherë ajo ka instaluar një administratë të re atje dhe ka filluar të prezantojë rublën ruse si monedhë me plane për të integruar rajonin si pjesë të territorit rus.
“Duhet të ketë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Khersonit”, tha për RIA Kirill Stremousov, nënkryetari i asaj që Rusia e quan ‘administrata rajonale civile-ushtarake’ e Khersonit.
“Ne do ta kërkojmë këtë dhe këtë e kërkon e gjithë popullata. Kjo është thelbësore dhe do të jetë një garantues i sigurisë për rajonin dhe banorët e tij. Ne nuk planifikojmë të jemi një republikë e pavarur e veçantë. Detyra jonë kryesore është të jemi pjesë e Federatës Ruse.”
Stremousov vuri në dukje se çdo rezultat nga një referendum gjithsesi nuk do të njihet nga vendet perëndimore.
“Sipas planit tonë për integrimin në Federatën Ruse, ne duhet të përfundojmë procesin e kalimit në të gjitha standardet e legjislacionit rus deri në fund të vitit dhe vetëm atëherë mund të vendosim për një referendum dhe statusin tonë të ardhshëm,” nënkryetari.
“Gjuha ruse, së bashku me gjuhën e Ukrainës do të bëhet gjuha shtetërore në rajonin Kherson. Por gjuha ruse do të bëhet gjuha kryesore,” tha ai.infoshqip.