CNN raporton se pak minuta para se a fillonte sulmin, personi i armatosur i dërgoi mesazh një vajze që jeton në Frankfurt të Gjermanisë, duke e njoftuar për planet e tij.
Pamjet e mesazheve të shqyrtuara nga rrjeti kabllor me sa duket tregojnë se si i dyshuari i ankohet vajzës se gjyshja e tij po fliste “në telefon me [kompaninë telefonike] AT&T për telefonin e tij”.
“Është e bezdisshme”, kishte shkruar ai.
CNN raporton se gjashtë minuta më vonë ai i ktheu një mesazh vajzës duke i thënë: “Sapo e qëllova gjyshen time në kokë”.
Disa sekonda më vonë, ai shtoi: “Tani do shkoj të gjuaj me armë në një shkollë fillore”.
Mesazhi i fundit u dërgua në orën 11:21 në Teksas – 11 minuta para se të fillonin të shtënat në shkollë.
Vajza i tha CNN se me 18-vjeçarin fliste çdo ditë në FaceTime, dhe ata gjithashtu komunikuan përmes një aplikacioni të transmetimit të drejtpërdrejtë të quajtur Yubo dhe në një aplikacion lojërash të quajtur Plato.
Burimet e zbatimit të ligjit i kanë thënë partnerit të BBC-së në SHBA, CBS News, se informacionet paraprake sugjerojnë se personi i armatosur qëlloi gjyshen e tij në fytyrë pasi debatoi me të për një faturë të telefonit celular.k.k.