Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon do të qëndrojë sot për vizitë në vendin tonë.
Viola von Cramon, dje ka vizituar Serbinë, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Duke folur për mediat serbe, Von Cramon tha se edhe Kosova duhet të ketë vendin e saj në BE-në, dhe se nuk është në interesin e BE-se që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.
“Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë në kuadër të BE-së. Kjo është në interes edhe për popullin serb, sepse pa e zgjidhur këtë çështje do të jetë e vështirë për Serbinë të jetë pjese e BE-se”, tha Viola Von Cramon.
Ndryshe Viola von Cramon, do të merr pjesë në Ditët e Konferencës të KSDW nga data 31 maj deri 2 qershor, e cila temë kryesore ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në ditët e konferencës, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendorë e rajonal, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare e anëtarë të shoqërisë civile.
KSDW2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF). Kjo është ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.rtklive.