Për më shumë së dy dekada punëtorët kosovarë kontribut dhënës janë të diskriminuar sa i përket pensioneve, për shkak se në bazë te ligjit aktual për të përfituar pensionin e plotë duhet të kenë mbi 15 punë në ish Jugosllavi.
Për këtë Shemsedin Dreshaj nga Grupi Parlamentar i AAK-së në një konferencë për medie, ka bërë me dije me nismën ligjore që kemi marrë si grup parlamentar, për ta larguar një diskriminim që me vite të tëra i është bërë pensionistëve kontribut dhënës.
“Jemi këtu sot për të ju njoftuar në lidhje me nismën ligjore që kemi marrë si grup parlamentar, për ta larguar një diskriminim që me vite të tëra i është bërë pensionistëve kontribut dhënës. Bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvojë pune para luftës, si kusht që pensionistëve t’u njihen kontributet pensionale”, tha ai.
Sipas tij më këtë nismë legjislative që AAK ka ndërmarrë, do të ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. “Konkretisht, largohet e kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvojë pune”. Dua të ju rikujtoj se kjo iniciative nuk është e re pasi që edhe para kësaj legjislature ishte iniciuar nga deputetja e AAK-se, Teuta Haxhiu por fatkeqësisht për shkak të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme kjo nismë mbeti pa u përfunduar. Me iniciative të AAK -së ka pasur debate të shumta lidhur me këtë çështje”, tha ai.
Dreshaj ka vlerësuar se mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës qe i është bërë pensionisteve, andaj është koha që këtë nisme legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit”
Ai tha se është koha që këtë nismë legjislative ta përkrahim të gjithë. “Kemi biseduar, nuk është iniciativë e ndarë, po në jemi për që këtë që kemi marr si iniciativë ta qojmë përpara. Kemi bashkëpunim edhe me pozitën edhe me opozitën. Mendoj se janë pjek kushtet që ky nen diskriminues të largohet” ”, tha Dreshaj.
Ndryshe Kosova ka dy lloje të pensioneve, të moshës që të gjitha ata që i mbushin 65 vite marrin nga 100 euro, ndërsa ata që i kanë mbi 15 vite përvojë pune marrin pensione në bazë të shkollimit, duke filluar nga 183 euro.rtk