Furnizimi me armatim modern nga Perëndimi, ka sjellë dhe fitoret e para për ushtrinë ukrainase, në përpalljen e saj disamujore me Rusinë.
Forcat e Armatosura të Ukrainës bëjnë me dije se kanë fundosur dy anije të tjera luftarake të Rusisë në Detin e Zi, që qëndronin të fshehura në grykëderdhjen e Dnieper.
Anije ishin në gatishmëri për të kryer operacione sabotazhi dhe zbulimi, por që tashmë u goditën nga raketat “Harpoon”, me të cilat Ukraina u furnizua së fundmi nga Danimarka.