Të gjitha rrugët drejt vendeve janë mbyllur për drejtuesit e Rusisë, por jo edhe drejt Serbisë. Këtë të hënë, në Beograd pritet që për vizitë zyrtare të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
Konfirmimi për këtë vizitë bëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.
Në llogarinë zyrtare në Twitter të kësaj ministrie, është publikuar njoftimi se Lavrov do të vizitojë Serbinë me 6 dhe 7 qershor.
“Më 6 dhe 7 qershor, Sergei Lavrov, do të jetë në një vizitë pune në Serbi”, shkruan në njoftimin e MPJ-së së Rusisë.
“Ai do të takohet me presidentin Aleksander Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Nikola Selakvoq, kryetarin e Parlamentit, Ivica Daçiq dhe Patriarkun serb Porfirije’, shkruan në njoftim.
Se një vizitë e tillë do të ndodhë javën që vjen, në kulmin e marrëdhënieve thuajse të ngrira mes Rusisë dhe perëndimit, është shumë komplekse, e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuciq.
Kjo për faktin se aktualisht të gjitha vendet i kanë vendosur sanksione Rusisë, për shkak agresionit mbi Ukrainë, për këtë nuk e ka bërë edhe Serbia.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi një ditë më parë në Bratislavë, ku mori pjesë në forumin vjetor “GLOBSEC 2022”, se situata rreth vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Beograd më 7 qershor, është e komplikuar.
“Situata rreth ardhjes së Lavarov është e komplikuar në çdo kuptim, por unë nuk jam gati të flas ende për këtë, por është e komplikuar në çdo kuptim. Pyetjet janë si do të vijë Lavrov, çfarë … dhe të tjera …, ne do të shohim,” tha Vuçiq.
Për më tepër, vizitë në Serbi ka paralajmëruar edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz me 10 qershor.
Prandaj Vuçiq është pyetur nëse anulimi i kësaj vizite, meqë para tij do të qëndrojë në Beograd, ministri Lavrov, do të ishte sinjal i keq për Serbinë.
“Imagjinoni që Scholz të thotë një gjë fillimisht dhe pastaj nëse nuk dëshiron të vijë ose nuk mund të vijë, do të ishte një lajm i keq”, theksoi Vuçiq.
E në anën tjetër, përkrahja që gëzon Rusia nga serbët, për agresionin e saj mbi Ukrainë, është manifestuar në mënyra të ndryshme, herë me parada e herë me tubime.
Alexander Zaldastanov, i njohur më mirë si ‘Kirurgu’ është udhëheqësi i “Ujqërve të natës”, një grup motoçiklistësh.
Ky grup lideri i tij Alexander Zaldostanov janë të preferuarit e presidentit rus Vladimir Putin.
“Tani jemi aq larg sa Rusia praktikisht nuk ka asnjë lidhje me qytetërimin perëndimor – të gjitha urat janë djegur”, ai për mediat në Serbi,transmeton rtk.live.Ky grup ka paralajmëruar organizimin e një proteste në Beograd javën e ardhshme në mbështetje të ardhjes së paralajmëruar të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.