Të paktën 17 persona humbën jetën teksa një tren pasagjerësh doli nga shinat në linjën Mashhad-Yazd, pranë Tabas, në Iranin qendror-lindor.
Këtë e kanë raportuar mediat zyrtare të Republikës Islamike.
“Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën dhe 37 të tjerë u plagosën dhe u transportuan në spital. Numri i të vdekurve mund të rritet sepse shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike, “tha zëdhënësi i shërbimeve iraniane të ndihmës Mojtaba Khaledi, cituar nga TV shtetëror.
Sipas një deklarate nga hekurudhat iraniane, të raportuar nga Irna, treni, me 348 persona, doli nga shinat pasi goditi një buldozer në orën 5:30 me orën lokale.Ansa/BalkanWeb