Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia nuk është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës së shpejti, pasi ende ndihet e fuqishme, sipas skynews.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në negociata, por jo në kurriz të pavarësisë së vendit. Presidenti ukrainas u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve të biznesit amerikanë që të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke thënë: “Ne duhet të izolojmë Rusinë plotësisht nga sistemi financiar global”.
Ukraina dhe Rusia kanë tentuar disa herë të mbajnë negociata, por bisedimet kanë dështuar.