Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë për vizitën e tij në Kosovë.
Ambasadori, tutje shkruan se ‘SHBA dhe Greqia janë partnerë për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
“Faleminderit Nikos Dendias për një diskutim të shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. SHBA dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Kujtojmë se Dendias dje zhvilloi një takim edhe me shefat e misioneve nga vendet e QUINT-it. Ai përmes Twitter ka njoftuar se temë bisede e takimit të tyre ishte situate gjeopolitike, dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu , Denidas u takua edhe me krerët e shtetit të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani.
Ευχαριστώ @NikosDendias for an excellent discussion and for your visit to Kosovo. The 🇺🇸 and 🇬🇷 remain close partners in the Western Balkans. https://t.co/MG55pa4KqM
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 9, 2022