Jeta e Lionel Mesit nuk është vetëm futbolli. Tashmë argjentinasi ka zbuluar talentin e tij edhe si aktor, duke konfirmuar se jeta e tij ka nisur të marrë nuanca të tjera veç rutinës së zakonshme.
Ylli argjentinas i Paris SG-së po përjeton një sërë ndryshimesh në një kohë shumë të shkurtër. Pasi kaloi 21 vite në Barcelonë duke nisur nga “La Masia”, ai ndryshoi ambient dhe verën e kaluar la Spanjën për t’u transferuar në Francë në radhët e Paris SG-së. Por me sa duket ai ka zgjedhur të jetë protagonist edhe përtej futbollit. Ai është hedhur në një botë tjetër, atë të televizionit, ku do të luajë si “aktor”.
Sulmuesi i Paris SG-së do të shfaqet në ekranin e vogël në serialin “Los Protectores”, një serial argjentinas që po shënon sukses të madh dhe ku do të bëjë një shfaqje në atë që do të jetë sezoni i dytë i komplotit, pasi ka regjistruar sekuencën e tij disavjeçare. Ky sezon i dytë i serialit është xhiruar në vende të ndryshme, duke prekur dhe lagje e rrethina të kryeqytetit argjentinas Buenos Aires. Madje, edhe në Paris ku Mesi është së bashku me familjen e tij dhe ku ka regjistruar skenën e tij.
Seriali do të shfaqet vitin e ardhshëm, kur do të publikohet kjo pjesë e dytë e serialit. Lionel Mesi i ka lënë gojëhapur producentët të cilët kanë vënë në dukje aftësitë e tij në aktrim.