Një episod i rëndë ndodhi në lagjen San Lorenzo në Romë: disa njerëz njoftuan karabinierët për një erë të fortë që vinte nga një prej shtëpive në lagje.
Me të mbërritur në vend, efektivët bënë një zbulim makabër: në korridor, mes mbeturinave, gjetën trupin e një gruaje 80-vjeçare. E bija, një 43-vjeçare me probleme mendore, kishte lënë trupin e të moshuarës në shtëpi.
Fillimisht, 43-vjeçarja nuk donte t’i linte oficerët në shtëpinë e saj dhe vetëm pas një negociate të gjatë arritën ta bindin që t’i linte të kalonin.
Pasi hynë në shtëpi, karabinierët gjetën kufomën e gruas së moshuar, nënës së gruas që u hapi derën, të shtrirë në korridor në mes të mbeturinave: sipas gjendjes së dekompozimit në të cilën ndodhej, vdekja e 80-vjeçares ka ndodhur kohë më parë.