Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Türkiye (Turqia) është një aleat jetik që luan rol kyç në shumë aspekte dhe se për këtë arsye po punohet që të eliminohen shqetësimet legjitime të saj, transmeton Kosova Post.
Gjatë një vizite në Finlandë, Stoltenberg zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me presidentin finlandez, Sauli Niinistö.
“Duhet të diskutojmë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve, përfshirë edhe shqetësimet e Türkiye-s për organizatën terroriste PKK”, tha Stoltenberg duke shtuar se ai vetë dhe ekipi i tij janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë nga Suedia, Finlanda dhe Türkiye.
Në një pyetje nëse do të arrihet apo jo një marrëveshje për pjesëmarrjen e vendeve në fjalë në Samitin e NATO-s i cili do të zhvillohet më 29-30 qershor në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, Stoltenberg tha se po punohet për zgjidhjen e problemit duke i dhënë përgjigje sa më parë shqetësimeve të Türkiye-s, por që samiti nuk do të mbart cilësinë e përfundimit të afatit për këtë çështje.
“Këto janë shqetësime legjitime. Shqetësime lidhur me terrorizmin dhe eksportin e armëve. Duhet të kuptojmë dhe kujtojmë se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar dëme nga sulmet terroriste aq sa Türkiye”, deklaroi Stoltenberg.
Ai tha se Türkiye ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër organizatës terroriste DEASH. “Türkiye luan një rol kyç në çështjen e mbështetjes për Ukrainën dhe për eksportimin e grurit të bllokuar. Për këtë arsye, kur një aleat jetik ndan shqetësimet e tij lidhur me terrorizmin, ne duhet ta marrim seriozisht këtë. Dhe, kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë. E mirëpres mesazhin e hapur të Finlandës dhe Suedisë se janë të gatshëm të diskutojnë mbi tryezë këto çështje”, theksoi Stoltenberg.
– Bisedimet do të vazhdojnë
Presidenti finlandez, Niinistö në pyetjen nëse ka apo jo ndonjë zhvillim lidhur me negociatat me Türkiye-n tha se “Përparimi mund të konsiderohet si hapja e kanaleve tona të dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve”.
“Vendi ynë nuk ka ndonjë qëndrim të ndryshëm nga vendet e tjera të NATO-s lidhur me shqetësimet e Türkiye-s dhe se e ka të vështirë të kuptojë se pse ata tregohen shënjestër në këtë drejtim”, tha Niinistö.aa